Brenda 24 ore 35 aksidente, 1624 tiketa trafiku e 28 të arrestuar

10.03.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 35 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht 1 aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 9 aksidente ishin me të lënduar dhe 25 të tjera ishin me dëme materiale. […]

Brenda 24 ore 35 aksidente, 1624 tiketa trafiku e 28 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 35 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht 1 aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 9 aksidente ishin me të lënduar dhe 25 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1624 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 28 persona, ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 3 persona janë në vuajtje të dënimit.