Brenda 24 ore 35 aksidente, 1570 tiketa trafiku e 28 arrestime

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 35 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 17 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 18 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 570 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 28 persona, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 3 persona janë në vuajtje të dënimit.

LEXO EDHE:  Pse për Gjermaninë, Zvicrën e disa vende tjera, testet e Kosovës nuk janë të besueshme