Statistikat e përgjithshme Brenda 24 ore 35 aksidente, 1208 tiketa trafiku e 22 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 35 aksidente.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 10 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 25 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK njoftoi se ky institucion ka shqiptuar 1208 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 22 persona, 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 person është në vuajtje të dënimit.

LEXO EDHE:  7 raste të reja me COVID-19 në Suharekë, 218 në tërë Kosovën
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.