Brenda 24 ore – 34 aksidente, mbi 1 mijë tiketa trafiku dhe 17 të arrestuar

Brenda 24 ore – 34 aksidente, mbi 1 mijë tiketa trafiku dhe 17 të arrestuar
Eurolinda Zenelaj

12.04.2021 / Kronika

Si çdo ditë tjetër edhe dita e dielë ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, i personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët.

Të dielën në vendin tonë kanë ndodhur 34 aksidente trafiku, prej tyre 14 me persona të lënduar dhe 20 të tjera me dëme materiale.

Të dielën Policia e Kosovës ka njoftuar për një vetaksident në fshatin Leshan të Suharekës, ku nga pakudjesia një motoçiklist është vetaksidentuar dhe si pasojë e vetaksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast është dërguar në QKUK për të marrë tretmanin mjekësor.

Poashtu, dje policia ka shqiptuar edhe 1,009 tiktta trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Të dielën Policia e Kosovës ka arrestuar edhe 17 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve një është dërguar në vuajtje të dënimit dhe 9 të tjerë në mbajtje.

RAPORTO