Brenda 24 ore, 34 aksidente dhe mbi 1 mijë tiketa trafiku

01.03.2021

Si çdo ditë tjetër edhe dita e diele ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga numri i aksidenteve dhe tiketave në trafik. Gjatë ditës së dielë në tërë vendin kanë ndodhur 34 aksidente trafiku, prej të cilave 7 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 27 të tjera me […]

Brenda 24 ore, 34 aksidente dhe mbi 1 mijë tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër edhe dita e diele ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga numri i aksidenteve dhe tiketave në trafik.

Gjatë ditës së dielë në tërë vendin kanë ndodhur 34 aksidente trafiku, prej të cilave 7 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.

Gjatë 24 orëve të fundit një vetaksident ka ndodhur edhe në Komunën e Suharekës, ku përveç dëmeve të mëdha materiale janë lënduar 5 persona, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1087 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e automjeteve.

Policia e Kosovës poashtu ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 21 persona, prej të cilëve 1 është në ndalim policor dhe 17 të tjerë janë në mbajtje.