Brenda 24 ore 34 aksidente, 1631 tiketa trafiku e 15 të arrestuar

23.01.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 34 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht 1 aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 16 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 17 të tjera ishin me dëme […]

Brenda 24 ore 34 aksidente, 1631 tiketa trafiku e 15 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 34 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht 1 aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 16 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 17 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 631 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 15 persona, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 5 persona janë në vuajtje të dënimit.