Brenda 24 ore 33 aksidente trafiku, 925 tiketa trafiku e 21 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 33 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 18 aksidente ishin me të lënduar dhe 15 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 925 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 21 persona, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është në vuajtje të dënimit.