Brenda 24 ore 33 aksidente, një me fatalitet – policia shqipton mbi 1400 tiketa trafiku

25.01.2022

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 33 aksidente, ku fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, 6 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 26 të tjera me dëme materiale. Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se […]

Brenda 24 ore 33 aksidente, një me fatalitet – policia shqipton mbi 1400 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 33 aksidente, ku fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 6 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 26 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë kanë shqiptuar 1,430 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 15 persona, ku 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre tjerë në vuajtje të dënimit.