Brenda 24 ore 33 aksidente, 783 tiketa trafiku e 23 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 33 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 12 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 21 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 783 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 23 persona, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 2 persona janë në vuajtje të dënimit.