Brenda 24 ore 33 aksidente, 1449 tiketa trafiku e 25 të arrestuar

21.02.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 33 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 13 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 20 të tjera ishin me […]

Brenda 24 ore 33 aksidente, 1449 tiketa trafiku e 25 të arrestuar Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 33 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 13 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 20 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1mijë e 449 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 25 persona, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 3 persona janë në vuajtje të dënimit.