Brenda 24 ore 33 aksidente, 1176 tiketa trafiku e 10 të arrestuar

02.12.2019

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 33 aksidente. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 14 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 18 të tjera ishin me dëme materiale. Po […]

Brenda 24 ore 33 aksidente, 1176 tiketa trafiku e 10 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 33 aksidente.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 14 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 18 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK njoftoi se ky institucion ka shqiptuar 1 mijë e 176 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 10 persona, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 person është në vuajtje të dënimit.