Brenda 24 ore – 32 aksidente, mbi 1 mijë tiketa trafiku dhe 15 të arrestuar

14.04.2021

Si çdo ditë tjetër edhe e marta ishte e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët çdo herë janë në shërbimin e qytetarëve, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët. Gjatë ditës së martë në tërë […]

Brenda 24 ore – 32 aksidente, mbi 1 mijë tiketa trafiku dhe 15 të arrestuar Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër edhe e marta ishte e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët çdo herë janë në shërbimin e qytetarëve, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët.

Gjatë ditës së martë në tërë vendin kanë ndodhur 32 aksidente trafiku, prej të cilave 10 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 22 të tjera me dëme materiale, raporton SuharekaOnline.

Gjithashtu, në 24 orëshin e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,181 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Të martën, policia ka arrestuar 15 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, poashtu një person është dërguar në vuajtje të dënimit dhe 11 të tjerë janë dërguar në mbajtje.