Brenda 24 ore 31 aksidente trafiku, 902 tiketa trafiku e 19 të arrestuar

27.05.2020

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 31 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 13 aksidente ishin me të lënduar dhe 18 të tjera ishin me dëme materiale. Po ashtu PK ka shqiptuar 902 tiketa trafiku për […]

Brenda 24 ore 31 aksidente trafiku, 902 tiketa trafiku e 19 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 31 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 13 aksidente ishin me të lënduar dhe 18 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 902 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 19 persona, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.