Brenda 24 ore 31 aksidente trafiku, 10 prej tyre me persona të lënduar

01.02.2021

Si çdo ditë tjetër edhe dita e dielë për Policinë e Kosovës ka qenë e ngarkuar, ku kjo dëshmohet nga numri i aksidenteve dhe tiketave të trafikut. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën kanë ndodhur 31 aksidente trafiku, prej të cilave 10 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 21 të […]

Brenda 24 ore 31 aksidente trafiku, 10 prej tyre me persona të lënduar Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër edhe dita e dielë për Policinë e Kosovës ka qenë e ngarkuar, ku kjo dëshmohet nga numri i aksidenteve dhe tiketave të trafikut.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën kanë ndodhur 31 aksidente trafiku, prej të cilave 10 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 21 të tjera me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.

Pavarësisht numrit të madh të aksidenteve fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet.

Gjithashtu, Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar edhe 642 tiketa trafiku.

Ndërsa, përveç aktiviteteve në mbarvajtjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës gjatë ditës së dielë ka arrestuar edhe 12 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve dy janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe 7 të tjerë në mbajtje.