Brenda 24 ore 31 aksidente, 1238 tiketa trafiku e 11 të arrestuar

20.01.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 31 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 14 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 17 të tjera ishin me […]

Brenda 24 ore 31 aksidente, 1238 tiketa trafiku e 11 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 31 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 14 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 17 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 238 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 11 persona, ku 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 person është në vuajtje të dënimit.