Brenda 24 ore 31 aksidente, 1142 tiketa trafiku e 19 të arrestuar

30.05.2020

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 31 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 16 aksidente ishin me të lënduar dhe 15 të tjera ishin me dëme materiale. Po ashtu PK ka shqiptuar 1142 tiketa trafiku për […]

Brenda 24 ore 31 aksidente, 1142 tiketa trafiku e 19 të arrestuar Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 31 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 16 aksidente ishin me të lënduar dhe 15 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1142 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 19 persona, ku të gjithë të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.