Brenda 24 ore 30 aksidente trafiku, 1007 tiketa trafiku e 22 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 30 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 12 aksidente ishin me të lënduar dhe 17 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1007 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 22 persona, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy persona janë në vuajtje të dënimit.