Brenda 24 ore 30 aksidente, mbi 1100 tiketa trafiku e 25 të arrestuar

06.09.2021

Raportet e ditëve të fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rënie. Brenda 24 ore në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 30 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Ndërsa, 13 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 17 të […]

Brenda 24 ore 30 aksidente, mbi 1100 tiketa trafiku e 25 të arrestuar Foto: © Hallka Marketing Agency

Raportet e ditëve të fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rënie.

Brenda 24 ore në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 30 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 13 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 17 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1,109 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën janë arrestuar 25 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një në ndalim policor.