Brenda 24 ore 30 aksidente e 848 tiketa trafiku

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 30 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 13 aksidente ishin me të lënduar dhe 17 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 848 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.