Brenda 24 ore – 30 aksidente, afër 1 mijë tiketa trafiku dhe 19 të arrestuar

29.03.2021

Si çdo ditë tjetër edhe dita e dielë ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët janë vazhdimisht në shërbimin e qytetarëve. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik dhe personave të arrestuar. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së […]

Brenda 24 ore – 30 aksidente, afër 1 mijë tiketa trafiku dhe 19 të arrestuar Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër edhe dita e dielë ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët janë vazhdimisht në shërbimin e qytetarëve.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik dhe personave të arrestuar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte kanë nodhur 30 aksidente trafiku, prej tyre 13 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 17 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, polica gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar edhe 991 tiketa trafiku për të gjithë ata që nuk i klanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së dielë ka arrestuar edhe 19 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 16 janë dërguar në mbajtje.