Brenda 24 ore 30 aksidente, 981 tiketa trafiku e 32 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 30 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 13 aksidente ishin me të lënduar dhe 17 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 981 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 32 persona, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.