Raporti i Policisë Brenda 24 ore 30 aksidente, 1538 tiketa trafiku e 23 të arrestuar

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 30 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 8 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 22 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 538 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 23 persona, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 persona janë në vuajtje të dënimit.