Brenda 24 ore – 29 aksidente, mbi 1,400 tiketa trafiku dhe 22 persona të arrestuar

Brenda 24 ore – 29 aksidente, mbi 1,400 tiketa trafiku dhe 22 persona të arrestuar

Ngarkesa e komunikacionit, pakujdesia gjatë ngasjes së automjeteve, mospërshtatja e shpejtësisë dhe mosrespektimi i rregullave janë disa nga arsyet e aksidenteve të shumta në trafik.

Policia e Kosovës ndër tjerash ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 29 aksidente trafiku, raporton SuharekaOnline.

Nga këto 29 aksidente, fatmirësisht asnjëra nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa, nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se 10 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 19 të tjera vetëm me dëme materiale.

Gjithashtu policia ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë ka shqiptuar 1,475 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

Ndër tjerash, policia ka njoftuar se në 24 orëshin e fundit kanë arrestuar edhe 22 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej tyre një është dërguar në vuajtje të dënimit dhe 15 të tjerë në mbajtje.

RAPORTO