Brenda 24 ore 29 aksidente, 75 tiketa trafiku e 21 të arrestuar

02.04.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 29 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 8 aksidente ishin me të lënduar dhe 21 të tjera ishin me dëme materiale. Po ashtu PK ka shqiptuar 75 gjoba trafiku për shkelësit […]

Brenda 24 ore 29 aksidente, 75 tiketa trafiku e 21 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 29 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 8 aksidente ishin me të lënduar dhe 21 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 75 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 21 persona, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.