Brenda 24 ore 29 aksidente, 217 tiketa trafiku e 34 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 29 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 9 aksidente ishin me të lënduar dhe 20 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 217 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 34 persona, ku 24 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.