Brenda 24 ore 27 aksidente, 957 tiketa trafiku e 12 të arrestuar

31.05.2020

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 27 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 9 aksidente ishin me të lënduar dhe 18 të tjera ishin me dëme materiale. Po ashtu PK ka shqiptuar 957 tiketa trafiku për […]

Brenda 24 ore 27 aksidente, 957 tiketa trafiku e 12 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 27 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 9 aksidente ishin me të lënduar dhe 18 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 957 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 12 persona, ku 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është në vuajtje të dënimit.