Brenda 24 ore 27 aksidente, 1479 tiketa trafiku e 17 të arrestuar

13.03.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 27 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 8 aksidente ishin me të lënduar dhe 19 të tjera ishin me dëme […]

Brenda 24 ore 27 aksidente, 1479 tiketa trafiku e 17 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 27 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 8 aksidente ishin me të lënduar dhe 19 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 479 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 17 persona, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 2 persona janë në vuajtje të dënimit.