Brenda 24 ore 27 aksidente, 1321 tiketa trafiku e 20 të arrestuar

08.01.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 27 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 9 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 17 të tjera ishin me dëme […]

Brenda 24 ore 27 aksidente, 1321 tiketa trafiku e 20 të arrestuar Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 27 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 9 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 17 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1321 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 20 persona, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 5 persona janë në vuajtje të dënimit.