Brenda 24 ore 25 aksidente, 653 tiketa trafiku e 46 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 25 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 8 aksidente ishin me të lënduar dhe 17 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 653 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 46 persona, ku 22 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.