Brenda 24 ore 24 aksidente, 1321 tiketa trafiku e 33 të arrestuar

02.03.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 24 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 11 aksidente ishin me të lënduar dhe 13 të tjera ishin me dëme […]

Brenda 24 ore 24 aksidente, 1321 tiketa trafiku e 33 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 24 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 11 aksidente ishin me të lënduar dhe 13 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 321 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 33 persona, ku 24 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 2 persona janë në vuajtje të dënimit.