Brenda 24 ore 23 të arrestuar, 24 aksidente e 1021 tiketa trafiku

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 24 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 9 aksidente ishin me të lënduar dhe 15 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1021 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 23 persona, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.

LEXO EDHE:  Qeveria e Kosovës nuk ka pare për Pakon Emergjente