Brenda 24 ore 23 aksidente trafiku, 636 tiketa trafiku e 15 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 23 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 14 aksidente ishin me të lënduar dhe 9 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 636 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 15 persona, ku 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është në vuajtje të dënimit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.