Brenda 24 ore 23 aksidente, 985 tiketa trafiku e 6 të arrestuar

29.05.2020

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 23 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 8 aksidente ishin me të lënduar dhe 15 të tjera ishin me dëme materiale. Po ashtu PK ka shqiptuar 985 tiketa trafiku për […]

Brenda 24 ore 23 aksidente, 985 tiketa trafiku e 6 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 23 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 8 aksidente ishin me të lënduar dhe 15 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 985 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 6 persona, ku 4 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është në vuajtje të dënimit.