Brenda 24 ore 22 aksidente, 198 tiketa trafiku e 29 të arrestuar

30.04.2020

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 22 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 12 aksidente ishin me të lënduar dhe 10 të tjera ishin me dëme materiale. Po ashtu PK ka shqiptuar 198 gjoba trafiku për shkelësit […]

Brenda 24 ore 22 aksidente, 198 tiketa trafiku e 29 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 22 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 12 aksidente ishin me të lënduar dhe 10 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 198 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 29 persona, ku 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është në vuajtje të dënimit.