Brenda 24 ore 20 aksidente, 641 tiketa trafiku e 27 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 20 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësishtt një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 6 aksidente ishin me të lënduar dhe 13 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 641 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 27 persona, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është në vuajtje të dënimit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.