Brenda 24 ore 20 aksidente, 200 tiketa trafiku e 39 të arrestuar

08.04.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 20 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 5 aksidente ishin me të lënduar dhe 15 të tjera ishin me dëme materiale. Po ashtu PK ka shqiptuar 200 gjoba trafiku për shkelësit e […]

Brenda 24 ore 20 aksidente, 200 tiketa trafiku e 39 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 20 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 5 aksidente ishin me të lënduar dhe 15 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 200 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 39 persona, ku 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është në vuajtje të dënimit.