Brenda 24 ore 19 aksidente, 98 tiketa trafiku e 44 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 19 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 10 aksidente ishin me të lënduar dhe 9 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 98 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 44 persona, ku 20 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.

RAPORTO