Brenda 24 ore 17 aksidente, 72 tiketa trafiku e 14 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 17 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 4 aksidente ishin me të lënduar dhe 13 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 72 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 14 persona, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje.