Brenda 24 ore 17 aksidente, 217 tiketa trafiku e 49 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 17 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht 1 aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 7 aksidente ishin me të lënduar dhe 9 të tjera ishin me dëme materiale

Po ashtu PK ka shqiptuar 217 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 49 persona, ku 30 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 4 persona janë në ndalim policor.

RAPORTO