Brenda 24 ore 17 aksidente, 1379 tiketa trafiku e 27 të arrestuar

10.02.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 17 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 7 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 10 të tjera ishin me […]

Brenda 24 ore 17 aksidente, 1379 tiketa trafiku e 27 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 17 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 7 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 10 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 379 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 27 persona, ku 21 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 person është në vuajtje të dënimit.