Brenda 24 ore 16 aksidente, 136 tiketa trafiku e 13 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 16 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 5 aksidente ishin me të lënduar dhe 11 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 136 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 13 persona, ku 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.