Brenda 24 ore 15 aksidente trafiku, 629 tiketa trafiku e 23 të arrestuar

26.05.2020

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 15 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 8 aksidente ishin me të lënduar dhe 7 të tjera ishin me dëme materiale. Po ashtu PK ka shqiptuar 629 tiketa trafiku për […]

Brenda 24 ore 15 aksidente trafiku, 629 tiketa trafiku e 23 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 15 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 8 aksidente ishin me të lënduar dhe 7 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 629 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 23 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 persona janë në vuajtje të dënimit.