Brenda 24 ore 15 aksidente, 56 tiketa trafiku e 14 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 15 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 6 aksidente ishin me të lënduar dhe 9 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 56 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 14 persona, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 persona janë në vuajtje të dënimit.