Brenda 24 ore 13 aksidente, 158 tiketa trafiku e 21 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 13 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 6 aksidente ishin me të lënduar dhe 7 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 158 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 21 persona, ku 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.