Brenda 24 ore 11 aksidente, 98 tiketa trafiku e 28 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 11 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 2 aksidente ishin me të lënduar dhe 9 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 98 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 28 persona, ku 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.

RAPORTO