Brenda 24 ore 10 aksidente, 127 tiketa trafiku e 53 të arrestuar

29.03.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 10 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 6 aksidente ishin me të lënduar dhe 4 të tjera ishin me dëme materiale. Po ashtu PK ka shqiptuar 127 gjoba trafiku për shkelësit […]

Brenda 24 ore 10 aksidente, 127 tiketa trafiku e 53 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 10 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 6 aksidente ishin me të lënduar dhe 4 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 127 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 53 persona, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.