Bixhoz në Suharekë dhe Prizren, janë sekuestruar dëshmi të mjaftueshme që arsyetojnë dyshimet për veprën penale

25.09.2019

Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ka zbatuar dy urdhëresa të gjykatës për urdhër kontroll në pesë lokacione: në Prizren, Mamushë dhe Suharekë lidhur me dyshimet për veprën penale të lartcekur. “Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmi të mjaftueshme që arsyetojnë dyshimet për veprën penale të lartcekur si në vijim: nëntë (9) shtëpiza […]

Bixhoz në Suharekë dhe Prizren, janë sekuestruar dëshmi të mjaftueshme që arsyetojnë dyshimet për veprën penale Foto: Ilustrim

Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ka zbatuar dy urdhëresa të gjykatës për urdhër kontroll në pesë lokacione: në Prizren, Mamushë dhe Suharekë lidhur me dyshimet për veprën penale të lartcekur.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmi të mjaftueshme që arsyetojnë dyshimet për veprën penale të lartcekur si në vijim: nëntë (9) shtëpiza të kompjuterit, dy telefona mobilë, dy mijë e treqind e gjashtë dhjetë e pesë (2365) €, gjashtëdhjetë (60) fr. zvicerane, një pistoletë me një karikator dhe dhjetë (10) fishekë të kalibrit 9×19 mm”.

“ Janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.