Babai rrah vajzën në Prizren, arrestohet nga policia

Në Prizren është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për te lënduar ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.