Arrestohet për substanca narkotike në Prizren

Një person është arrestuar si i dyshuar pasi në veturën e tij janë gjetur substanca narkotike.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur tek Parku i Marashit, mbrëmë rreth orës 23:30.

“Të dyshuarit K-Shqiptar gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës se dyshuar narkotike e llojit Marihuanë dhe një pako me rizlla”, thuhet në raportin e PK.

Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedure te rregullt.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.