Arrestohet pasi që pengoi dhe kërcënoi policinë gjatë mbylljes së lokalit në Suharekë

05.09.2020

Megjithë rritjen e numrit të viktimave dhe rasteve të reja të koronavirusit,disa qytetarë dhe biznese nuk po i respektojnë masat kundër përhapjes së këtij infeksioni. Kështu një rast i tillë i mos respektimit të udhëzimeve të IKSHPK-së është raportuar se mbrëmë rreth orës 22:45 në qytetin e Suharekës. Sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet e ditur […]

Arrestohet pasi që pengoi dhe kërcënoi policinë gjatë mbylljes së lokalit në Suharekë Foto: Ilustrim

Megjithë rritjen e numrit të viktimave dhe rasteve të reja të koronavirusit,disa qytetarë dhe biznese nuk po i respektojnë masat kundër përhapjes së këtij infeksioni.

Kështu një rast i tillë i mos respektimit të udhëzimeve të IKSHPK-së është raportuar se mbrëmë rreth orës 22:45 në qytetin e Suharekës.

Sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet e ditur se njësit policore deri sa ishin të angazhuar në mbylljen e lokaleve sipas urdhëresës së IKSHPK-së janë penguar dhe kërcënuar nga i dyshuari mashkull.

I njëjti është shoqëruar në stacionin policore dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.